Bujanoci dhe Presheva në mesin e 6 qyteteve me rritje pozitive të popullsisë

0

 

Norma e rritjes natyrore të popullsisë është pozitive vetëm në 6 qytetet në Serbi ndër të cilat janë edhe komunat Bujanocit dhe Preshevës.

Në vitin 2018, në Bujanoc kanë lindur 447 foshnje ndërsa 356 persona kanë vdekur, sa i përket Preshevës numri i të porsalindurve ka qenë 359 ndërsa numri i vdekjeve 239, këto të dhëna i ka bërë publike Institutit Republikan i Statistikave. Nga 6 vendet me normën më të lartë të vdekshmërisë në Serbi në vitin 2018, 4 janë nga jugu i Serbisë – Babushnica, Crna Trava, Gagjin Han dhe Razhanj.

Nga ana tjetër, në jug vitin e kaluar vetëm në Bujanoc dhe Preshevë ka pasur më shumë të lindur se sa të vdekur. Statistikat e Entit lidhur me atë se sa njerëz kanë lindur dhe sa prej tyre po vdesin, nuk është aspak “rozë” edhe më tej në shumicën e qyteteve dhe komunave në Serbi shkalla e natalitetit është negative. Numri më i madh i qytetarëve në raport me popullsinë e përgjithshme vitin e kaluar kanë humbur Gagjin Hani, Babushnica dhe Cërna Trava.

Në Gagjin Han, kanë lindur 34 foshnja ndërsa kane vdekur 193 persona, përderi sa në Babushnicë ka patur 46 të porsalindur, që është 6 herë më pak se numri i vdekjeve – që ka qenë 293 persona. Aspak nuk janë më të mira as të dhënat në Cërna Trav e cila ka patur vetëm 9 banorë të rinjë ndërsa ka humbur 48 persona.

Sipas statistikave të ashtuquajtura vitale, 2.510 fëmijë kanë lindur në Nish gjatë vitit të kaluar, ndërsa 3,484 persona kanë vdekur dhe shifrat janë shumë të ngjashme me ato të vitit 2017.

Dyfish i të vdekurve në krahasim me lindjet ka qenë edhe në Pirot, 865 persona kanë vdekur, ndërsa kanë lindur vetëm 431, situata e ngjashme është në Leskoc, ku vitin e kaluar kanë lindur 1,162 foshnja ndërsa kanë vdekur 2,033 persona. Sipas të dhënave të Entit, numri i banorëve në Serbi në vitin 2018 është 6,982,604. persona./presheva.com/

PËRGJIGJU