Mërgimtari që punësoi 40 të rinj në Shqipëri

0

 

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në rrjetet sociale për një mërgimtar, i cili është kthyer në Shqipëri dhe ka hapur një biznes, ku edhe ka punësuar 40 persona.

Rama në rrjetet sociale ka përshëndetur pasionin dhe mjeshtërinë e derdhur tek “Cereni”, një nga restorantet më të mira në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.

“Ne kanunarët e Surrelit jemi shumë krenarë për “Cerenin”, një nga restorantet më të mira në Shqipëri, ku Ismeti ka derdhur tërë pasionin e mjeshtërinë e tij, pasi u rrit si emigrant e kreu studimet e larta në Londër për gastronomi e turizëm dhe bashkë me familjen iu përkushtua kësaj sipërmarrjeje shembullore me 40 të rinj të punësuar nga zona”, ka shkruar kryeministri Rama.

Ai ka thënë se bizneset që rrisin turizmin dhe punësimin në vendin tonë, janë në fokus të politikave mbështetëse të qeverisë.

PËRGJIGJU