Shtëpia e Shëndetit në Preshevë pajiset me aparatura të nevojshme medicinale

0

 

Shtëpia e Shëndetit pajiset me aparatura të nevojshme medicinale.

Repartit të ndihmës së shpejtë në Shtëpinë e Shëndetit Presheva në Preshevë i janë siguruar edhe një defiblirator dhe monitorues të ri.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin preshevacom drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihu. Salihu ka potencuar se defribilitatori është aparat elektromjeksorë, gjegjësisht aparat për defibrilim të zemrës i cili konstaton prezencë apo çrregullin të ritmit të zemrës ku me ndihmën e goditjes elektrike “elektroshokut” nëpërmjet elektrodave të brendshme apo të jashtme normalizon punën e zemrës.

Kjo shtëpi medicinale është pajisur edhe me Puls oksimetër profesional për ndihmën e shpejtë në Preshevë.

Ky aparat shërben për matjen e saturimit të oksigjenit në gjak (SPO2) dhe frekuencat e zemrës (HR) nëpërmjet arterieve ka thënë drejtori i Shtëpisë së Shëndetit, Driton Salihu./presheva.com/

PËRGJIGJU