Kosovare Asllani zyrtarizohet te Real Madridi

0

 

Kosovare Asllani ka nënshkruar tashmë zyrtarisht me klubin CD Tacon, i cili nga sezoni e ardhshëm 2020/21 do të quhet Real Madrid.

Mesfushorja kreative nga Kosova është bërë ‘galaktikja’ e parë e nënshkruar nga Real Madridi.

Transferimi i saj në kryeqytetin spanjoll është konfirmuar nga vet lojtarja, por edhe nga klubi.

Tacon ka bërë zyrtarisht nënshkrimin e reprezentueses së Suedisë, Kosovare Asllani, e cila ka qenë njëra nga yjet e Kupës së Botës në Francë, ku fitoi medaljen e bronztë me ekipin e saj kombëtar.

“Krenar për të njoftuar se do të jem nënshkrimi i parë zyrtar për Real Madrid/ CD Tacon”.

“Jam e emocionuar për të shkruar historinë, për të ndihmuar ndërtimin dhe të jem pjesë e këtij udhëtimi të ekipit nga fillimi”.

PËRGJIGJU