Haziri: Partneriteti Publiko Privat me EcoHigjienën në fazën e shkëputjes së marrëveshjes

0

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në prononcimin e tij para gazetarëve ka thënë se, sa i përket çështjes së partneritetit publiko privat në Kompaninë “EcoHigjiena”, tani më divorci apo ndarja mes Komunës së Gjilanit dhe partnerit privat është alternativë e vetme dhe po punohet në këtë drejtim.

“Një problem të hapur që Komuna e Gjilanit e ka me partnerin privat në Ndërmarrjen EcoHigjiena, ne po mundohemi edhe më tutje me e zgjidh me rrugë ligjore. Përkundër që kam pas për qëllim takimin me aksionarin kryesor gjatë kësaj jave, për shkaqe shëndetësore e kam pas të pamundur udhëtimin për Vjenë, por do të organizojë udhëtimin shumë shpejtë, apo edhe do të ftohen në Gjilan, për t’i dhënë drejtim kësaj pune, sepse ne kemi vendos, jemi në proces të divorcit, të largimit nga ky partneritet sepse nuk ka rrugë tjetër”, ka thënë Haziri.

Kryetari Haziri gjithashtu ka thënë se ose do të ketë marrëveshje për shkëputje, ose me procedurë gjyqësore, por nuk ka alternativë në mes, pos ndarjes.

“Bashkëpunimi dhe dialogu është rruga e vetme që e zgjidh këtë çështje”, ka thënë mes tjerash kryetari Haziri./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU