Fondi Kombëtarë i Solidaritetit si ide konkrete e propozuar nga APN përfundimisht po merr formën e vet

0

 

Fondi Kombëtarë i Solidaritetit si ide konkrete e propozuar nga APN përfundimisht po merr formën e vet. Vëmendje më e madhe e Republikës së Shqipërisë ndaj Luginës së Preshevës.

Alternativa për Ndryshim është krijuar si përgjigje ndaj politikës shqiptare në Luginë e cila mes shumë mangësive të tjera dhe dobësi shumë të theksuar kishte mungesën e koordinimit të mirëfillt në veprimet e saj me politikën shtetërore të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës.

Asnjëherë nuk e tejkaluan interesin partiak për atë kombëtarë dhe si rrjedhojë edhe asnjëherë nuk u morën si partnerë me të cilët ja vlen që dy qeveritë të krijojnë strategji afatgjate për ruajtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve Luginë të Preshevës thotë shkruan kështu në një shkrim në rjetin social fb, zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Armend Aliu.

Sipas Aliut Fondi kombëtarë i Solidaritetit si një ide konkrete e propozuar nga Alternativa për Ndryshim përfundimisht po merr formën e vet.

Mendoj se është një moment kur në Shqipëri institucionet po udhëhiqen nga njerëz të cilët përveç se e njohin kontekstin në Luginë gjithashtu kanë një vullnet të jashtëzakonshëm për të vepruar.

Ky moment duhet të nxisë të gjith spektrin politik në Luginë të reflektojë dhe nëse nuk mundën të ndihmojnë së paku mos të pengojnë proceset që kanë filluar shkruan zëvendës kryetari i komunës së Preshevës, Armend Aliu./presheva.com/

PËRGJIGJU