Dua Lipa tregon se çfarë po i jep ankth

0

 

Artistja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa, këto ditë është duke qëndruar në Los Angeles.

Këtë e bëri të ditur përmes një fotografie të publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqej mjaft atraktive veshur me një kostum me dizajn të veçantë, ndërsa në pjesën e sipërme ishte vetëm në reçipeta.

I çuditshëm është mbishkrimi që këngëtarja i ka bërë fotografisë, duke thënë se përshkrimet e tilla po i sjellin asaj ankth.

“Unë nuk e di, përshkrimet më japin ankth”, ka shkruar Dua, ndërsa ka marrë komente të shumta nga fansat për dukjen e saj.

Ajo përndryshe në pak javë do të jetë në Kosovë, për të ndjekur nga afër festivalin “Sunny Hill”, të cilin e organizon i ati i saj, Dukagjini.

Dua muajve të fundit ka qenë shumë e përfolur në media, kjo edhe për faktin se ka nisur një lidhje të re me Anwar Hadid, vëllanë e motrave të famshme Bella dhe Gigi Hadid.

PËRGJIGJU