Pajaziti: Në Tiranë biseduam për problemet e shqiptarëve të Luginës jo për rivalët politik, siç bëjnë të tjetër

0

 

Kryetari Alternativës për Ndryshim në Bujanoc Arbër Pajaziti, gjatë qëndrimit të tij dy ditorë në Tiranë, në kuadër të vizitës që delegacioni i APN-së i ka bërë shtetit Shqiptarë, ka patur mundësinë që të takohet me përfaqësues të lartë shtetërorë, diplomat dhe kryebashkiakun e Tiranës.

Në këto bisedime Pajaziti ka shtjelluar problemet të cilat preokupojnë popullatën shqiptarë të Luginës së Preshevës me theks të veçantë shqiptarët e komunës së Bujanocit, por jo edhe të paraqes ankesa ndaj rivalëve politik shqiptarë.

Në rrejtin e tij social Pajaziti ka theksuar se: “Këtyre ditëve, si pjesë e delegacionit të udhëheqësve të APN-së, patëm rastin që në Tiranë të bisedojmë me drejtuesit e shtetit shqiptarë, si kryeministrin, Edi Rama dhe kryediplomatin, Gent Cakaj si dhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Fokusi im në këto biseda ishte pozita e shqiptarëve në Komunën e Bujanocit, duke i shqyrtuar edhe mundësitë në sferat e bashkëpunimit dhe ndihmesës nga ana e institucioneve të Republikës së Shqipërisë. Ishin takime dhe biseda shumë të sinqerta dhe vëllazërore.

Në asnjë moment, as unë e as kolegët e mi partiak nuk i zunëm në gojë rivalët tanë politik në Luginë. Është zhgënjyes fakti se disa nga kundërshtarët tanë politik rreth 90 përqind të kohës në nivele të këtilla bisedash e harxhojnë me “ankesat“ ndaj Alternativës për Ndryshim.

Ky është një turp i llojit të vet. Megjithatë, drejtuesit e shtetit shqiptarë, shprehën gatishmërinë që të jenë pranë nesh, pranë shqiptarëve të Luginës.

Llomotitjeve të disa “liderëve” i ka dalur boja. Tashmë janë të identifikuar për rrolet e tyre të ndryshme dhe paraqitjet në Beograd, Prishtinë e Tiranë, por edhe për frikën dhe paranojën ndaj APN-së që e bartin kudo” ka shkruar pajaziti./presheva.com/

PËRGJIGJU