Krem karamel në tenxherie, si të përgatisni recetën e shpejtë

0

 

Në stinën e verës të gjithë i shmangim recetat që kërkojnë pjekjen në furrë.

Prandaj dhe amvisat janë në kërkim të recetave të reja e të lehta që mundësisht të përgatiten sa më shpejt.

Ja disa metoda për të përgatitur recetat tuaja të dashura pa nevojën e pjekjes së saj në furrës.

Nga keku apo biskotat e buta në tigan e deri tek specat e mbushura në tenxhere dhe shumë të tjera.

Sot ama ju tregojmë si të përgatisni kremin karamel të freskët dhe plot shije në tenxhere.

Përbërësit

200 ml qumësht

3 lugë gjelle me sheqer

Gjysmë luge çaji me vanilje

1 vezë

Për karamelin

2 lugë gjelle me sheqer

1 lugë gjelle me ujë

Përgatitja

Në një enë shtoni 200ml qumësht të ngrohtë dhe tri lugë gjelle me sheqer.

Përzjejini mirë derisa sheqeri të jetë tretur plotësisht.

Nëse dëshironi më shumë shije, apo që aroma e vezës të mos ndihet, shtoni gjysmë luge çaji me vanilje.

Në fund thyeni dhe një vezë dhe përzjejeni me telin e kuzhinës derisa masa të jetë e njëtrajtshme.

Për të përgatitur një krem karamel sa më kremoz, kulloni masën në një sitë.

Ndërkohë në një tenxhere të vogël hidhni dy lugë gjelle me sheqer dhe një me ujë.

Vendoseni atë në zjarr dhe lëreni të ziejë derisa të formoni karamelin.

Sigurohuni që ta tundni tenxheren herë pas here në mënyrë që karameli të mos ngjitet.

Hidheni salcën e karamelit tek një tas dhe lëreni aty derisa të ftohet dhe të mpikset.

Tani shtoni dhe masën me qumësht dhe vezë.

Mbulojeni tasin me letër alumini dhe vendoseni në një tenxhere ku do të shtoni ujë të nxehtë.

Sigurohuni që uji të mbulojë gjysmën e tasit me krem karamel.

Mbylleni tenxheren me kapak dhe lëreni të ziejë për 20-25 minuta

Pasi koha të ketë kaluar hiqeni tasin nga tenxherja, lëreni të ftohet plotësisht dhe futeni për pak në frigorifer.

Me një thikë largoni ëmbëlsirën nga anët e tasit dhe më pas kthejeni tek një pjatë.

Ju mbetet vetëm ta shijoni me të dashurit tuaj këtë ëmbëlsi të freskët.

PËRGJIGJU