Vegjetarianët jetojnë më gjatë

0

 

vegjetariiiiiiiiiiiiiiPrej kohësh debatohet nëse vegjetarianët, njerëzit që nuk konsumojnë mish, jetojnë më gjatë ose jo, në krahasim me njerëzit tjerë “normalë”. Por, një studim i realizuar së fundi nga Instituti për hulumtime të kancerit në Heidelberg të Gjermanisë ka sjellë më shumë dritë në këtë debat.

Po, vegjetarianët jetojnë mesatarisht më gjatë se njerëzit tjerë që konsumojnë mishin dhe peshkun, shkruan handelsblatt.de duke iu referuar studimit në fjalë, transmeton albinfo.

Vegjetarianët janë për mbi 30 për qind më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare se jo-vegjetarianët, ka konstatuar studimi. Veç kësaj, si vlerat e gjakut ashtu dhe Body-Mass-Index (masa për llogaritjen e mbipeshës) te vegjetarianët janë dukshëm më të mira. Rreziku për tu sëmurë nga diabeti, te vegjetarianët është për 30 deri 40 për qind më i vogël se te ata që hanë së paku njëherë në javë mish ose peshk

Por megjithatë, për jetë mesatarisht më të gjatë të vegjetarianëve ndikojnë edhe rrethanat se ata tregojnë më shumë prirje për të mos pirë duhan dhe alkool. Gjithashtu, ata lëvizin mesatarisht më shumë se sa njerëzit që nuk janë vegjetarianë, përfundon studimi. Sipas këtij studimi, më së shumti vegjetarianë në Evropë jetojnë në Gjermani, rreth 7 milionë sish. Pastaj vjen Italia me 6 milionë dhe Britania e Madhe me 4 milionë njerëz që nuk konsumojnë mishin.

PËRGJIGJU