U asfaltua fusha sportive në fshatin Devajë

0

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Hallit, ka vizituar, sot, fshatin Devajë të Komunës së Vitisë, për të parë nga afër punimet në asfaltimin e fushës sportive të këtij fshati. Ai tha se Komuna e Vitisë po punon në realizimin e projekteve të ndryshme në të gjitha lokalitetet e kësaj komune.

Përndryshe në fshatinë Devajë krahas punimeve që po bëhen në ndërtimin e fushës sportive pritet të përfundojnë edhe punimet në vendosjen e rrethojave të shkollës, por edhe ngjyrosjen e objektit shkollor. Këto punime janë mirëpritur nga banorët e këtij lokaliteti të cilët falënderuan komunën e Vitisë për realizimin e tyre./GJILANI.INFO/

 

PËRGJIGJU