Biznesmeni shqiptar në Medvegjë, që po mban frymën e fundit të shqiptarëve

0

 

Muharrem Salihu është një rast unik i një afaristi të suksesshëm shqiptar në Itali, i cili rikthehet në origjinë. Ai pas shumë viteve nëpër Evropë dhe i stacionuar me biznesin e tij në Venecia u rikthye edhe në vendlindjen e tij Medvegjë.

Por rikthimi i tij nuk është i zakonshëm i një mërgimtari që vjen për pushime verore.

Medvegjasi i Tupallës thotë për INA se ka bërë hapin gjigand duke investuar pikërisht në Medvegjën e boshatisur nga shqiptarët.

Ai po e drejton kompaninë “Medinvest shpk” në Medvegjë, në sektorin e tekstilit, ku ka bërë investime të mëdha, duke blerë një hapësirë prej 3 mijë metrave në zonën industriale. Por fokusi i tij është edhe tek kompania e tij tjetër “Mela Holding Group” në Itali, ku është kryetar i bordit drejtues. Njëkohësisht dhe drejtues i suksesshëm i disa bizneseve në fushën e turizimit dhe sektorit imobiliar.

Në punën e tij, krahas parimeve të të drejtës, të korrektesës, të tolerancës apo të respektit mes bashkëpunëtorëve dhe kolegëve, udhëhiqet edhe nga atdhedashuria dhe fisnikëria për të ndihmuar bashkëqytetarët e tij të Medvegjës. Shembulli më i mirë për këtë, është investimi më i fundit disa miliona Euro që z. Salihu realizoi me themelimin e ndërmarrjes së prodhimit të çorapeve në Medvegjë.

Sfida e rradhës e zotit Salihu është përmirësimi i kushteve të jetesës së bashkëqyterarëve të tij. Për të realizuar këtë objektiv jetik për ne shqiptarët në Serbi, ai po bashkëpunon prej vitesh me kolegë të tij investitorë nga vende të ndryshme evropiane, për hapjen e vendeve të punës në Medvegjë, po punon fort për forcuar shpresën dhe për të rritur besimit te shqiptarët e Serbisë, se jetët e tyre mund të përmirësohen dhe të drejtat e tyre do të respektohen, nëse ka vullnet e përpjekje.

Zëri i fuqishëm edhe në politikë

Salihu prej disa vitesh është kthyer në zërin më të fuqishëm të shqiptarëve në Serbi, duke përcjellë denjësisht në forumet më të rëndësishme kombëtare dhe ndërkombëtare problemet e shumta dhe diskriminimin e vazhdueshëm që na bëhet ne shqiptarëve në Serbi. Është e njohur veprimtaria e gjerë dhe e pazakontë që ai po kryen në dy vitet e fundit për senzibilizimin e opinionit shqiptar dhe evropian për realizimin e autostradës Durrës – Prishtinë – Nish me kalim nga Medvegja.

Ai përmes kompanisë që drejton, jo vetëm ka financuar projektin e autostradës që kalon nga Medvegja, por ka siguruar edhe financimin e nevojshëm për ndërtimin e saj, përmes koncensionit të këtij segmenti autostrade.

Vite më parë, z. Salihu ndërtoi në vendlindjen e tij në Tupallë, një bllok të ri me ndërtesa familjare me një dizajn që ende sot nuk është parë në anët tona, duke krijuar kështu një model të ri për mërgimtarët dhe banorët e Medvegjës.

“Në plan të shpejtë është realizimi dhe hapja e një klubi për të rinjtë, për t’u dhënë atyre mundësinë të organizohen, të bashkëpunojnë për të realizuar idetë e tyre inovative, të mësojnë gjuhë të huaja dhe njëkohësisht të gjallërojnë jetët e tyre për t’u dhënë më shumë kuptim e shpresë”, nënvizon për INA, biznesmeni medvegjas. Projekti i fundit është edhe Muzeu i ndërtuar privat, që është një vlerë e trashëgimisë së këtij rajoni.

Shkëmbimi apo korrigjimi i kufijve?!

Salihu njihet edhe për vlerësimet që kishte dhënë lidhur me planin e ashtuquajtur të korigjimit të kufijve.

Ai e sheh shumë të rrezikshme idenë e korigjimit të kufiijve, që po synon te jetësohet pa ditur epilogun final te kesaj marrëveshje “historike”.

“Kosova lehtë mund të humbë Veriun e saj apo pjesët më vitale të Veriut të Kosovës, nëse në anën tjetër do të arrijë të marri disa nga fshatrat buzë kufirit lindore mes Serbisë dhe Kosovës. Në këtë rast thelbësisht mund të humbim shumë në të dy anët. Unë jam pro negociatave, sepse ato kryesisht do t’i ndihmonin etnitë pakice ne te dy shtetet, por vetem pasi Kosova dhe Serbia te njohin sovranitetin e njera-tjetres paraprakisht”, thotë për INA, Muharrem Salihu, duke thënë në fund se asnjëherë nuk do të ndahet kontributi i tij për Luginën e Preshevës dhe vendlindjen e tij, duke rikthyer shpresën dhe ardhmëri të sigurt./presheva.com/

PËRGJIGJU