Ja si të përgatisni makarona me domate në furrë

0

 

Përbërësit:

400 gr makarona
400 gr djathë ricotta
parmezan
500 ml qumësht
3 thelpinj hudhre
2 domate
kripë dhe piper i zi

Udhëzimet:

1 Makaronat ziejini sipas udhëzimit në paketim.

2 Furrën ngroheni në 200 gradë, ndërsa tavën lyejeni me yndyrë.

3 Bashkojeni djathin ricotta, qumështin, parmezanin, hudhrën, kripën e piperin.

4 Makaronat kullojini, bëjini bashkë me domaten e prerë dhe përzierjen me djathë ricotta.

5 Këtë masë vendoseni në tavën e përgatitur, mbulojeni me folie alumini dhe piqeni për gjysmë ore.

6 Sipas nevojës, pas 30 minutash, përziejeni e shtoni mëlmesa.Ju bëftë mirë./meshije.com

PËRGJIGJU