Nga 1 shtatori kosovarët fillojnë t’i marrin pensionet e Zvicrës

0

 

Duke filluar nga 1 shtatori fillon pagesa e pensioneve për shtetasit e Kosovës që kanë punuar në Zvicër dhe janë kthyer për të jetuar në Kosovë. Për vazhdimin e pagesës, pas 9 vitesh mungese të saj, pati vendosur Parlamenti i Zvicrës para dy muajsh.

Ndërsa vendimi i tij për miratimin e marrëveshjes për sigurimet shoqërore të Zvicrës me Kosovën fillon zbatimin nga 1 shtatori 2019, bën të ditur Zyra Feerale e Zvicrës për Sigurime Shoqërore (BSV) në një komunikatë të publikuar sot.

Marrëveshja, për nga përmbajtja është e ngjashme me ato të nënshrkruara nga Zvicra me të gjitha vendet tjera dhe mbështetet  në standarde ndërkombëtare.

Kosova ka qenë shteti i vetëm trashëgimtar i ish Jugosllavisë me të cilin Zvicra deri tash nuk ka pasur marrëdhënie të zyrtarizuara me marrëveshje në lëmin e sigurimeve shoqërore.

Marrëveshja e mëparshme e lidhur me ish Jugosllavinë, ishte ndërprerë në raport me Kosovën në prill të vitit 2010, shkruan albinfo.ch. Si shkkak për këtë ndërprerje ishin përmendur hetimet e dështuara kundër mashtruesve të supozuar. Ishin përmendur edhe kërcënime me vdekje për hetuesit.

Prej atëherë shetasit e Kosovës nuk kanë mundur t`i marrin pensionet e moshës dhe trashëgimisë (AHV) si dhe ato të invaliditetit  (IV), nëse nuk kanë jetuar në Zvicër.

Por edhe me hyrjen në fuqi të marrëveshjes për sigurimet shoqërore me Kosovën, personat që kanë të drejtën e marrjes së pensionit zviceran në Kosovë, sërish nuk do të kenë të drejtë për të përfituar pensionin në mënyrë retroaktive nga prilli i vitit 2010.

PËRGJIGJU