Artemida Islami, shqiptarja që po e promovon Shqipërinë në Vjenë

0

 

Artemida Islami, shqiptarja që po promovon Shqipërinë në Vjenë

Shqiptarja Artemida Islami, tash e sa vite jeton në Vjenë, por ajo nuk e ka harruar vendin e saj të origjinës, përcjell albinfo.ch.

Përmes një inciative, Islami ka filluar ta promovojë Shqipërinë si vend turistik, duke shpërdarë nëpër agjencitë ne Vjenë një revistë që i kushtohet turizmit në Shqipëri.

“Artemida Islami, shqiptarja që po promovon Shqipërinë në Vienë. Ajo ka marrë iniciativën për të shpërndarë revistën Albanian Tourism nëpër agjencitë turistike, duke promovuar vlerat dhe bukuritë e vendit të lindjes”, kanë shkruar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës.

Nga redaksia e revistës kanë falënderuar Artemidën dhe kanë thënë se bashkëpunimi me të do të vazhdojë edhe në fusha të tjera.

PËRGJIGJU