Capital T paralajmëron koncert të madh në Tiranë

0

 

Këngëtari Capital T ka treguar se 19 shtatori i këtij viti do të jetë i veçantë për të.

Kjo pasi ai do të realizojë një koncert të madh solistik në Tiranë, që njëherësh është i pari i karrierës së tij në të tilla përmasave, njofton Klan Kosova.

Capital T e ka bërë të ditur këtë nëpërmjet një video 3D të publikuar në Instagram,  ku shfaq dukjen e skenës e cila do të ngritet në datën e 19 shtatorit.

“Mbajeni mend këtë datë 19.09.19 Koncerti i parë i karrierës time, i ëndërruar nga unë që në fillimet e mija po bëhet realitet. Dëshira, vullneti, puna e pa lodhur e një prej skuadrave më të mira po bëjnë të mundur që 19.09.19 të mbetet gjatë në kujtesën e secilit prej nesh. Sheshi Nënë Tereza”, ka shkruar Capilat T krahas fotografisë.

PËRGJIGJU