Bujanoc: Ndarja e çifteve të reja “Modë” e ardhur nga Perëndimi

0

 

Për dallim nga vitet e tjera, 2019-ta po karakterizohet me shifra të frikshme kur bëhet fjale për ndarje të çifteve të reja. Këto të dhëna flasin për një çështje e cila po ndikohet nga kulturat e ndryshme Evropiane dhe jetesa në vendet perëndimore. Presheva.com gjatë një hulumtimi të bërë në komunën e Bujanocit, gjegjësisht në vendbanimet shqiptare ka arritur të grumbullojë shifra alarmante të ndarjes së çifteve të reja.

Në krahasim me vendbanimet tjera fshati Tërrnoc si duket prinë për nga numri i ndarjeve. Sipa informatave të grumbulluara nga disa burime, flitet se rreth 24 çifte janë ndarë, disa prej të cilëve kanë patur gjithçka gati për ditën e dasmës, por fati si duket nuk ka qenë me ta.

Edhe vendbanimet tjera nuk kanë ngelur shum mbrapa duke arritur një numër të përgjithshëm në rreth 40 çifte të ndara. Gjith kësaj sherrin si duket ia kanë parë edhe restaurantet pronarët e të cilëve nuk janë edhe shum të kënaqur me këtë, sepse sipas tyre kjo u shkakton dëme financiare pamvarësisht se gjatë rezervimeve merret një pjesë e parave, por megjithatë nuk krahasohet me shumën e cila paguhet pas përfundimit të ceremonië së dasmës, numri i anulimeve të ahengjeve të prenotuara në restaurante në komunën e Bujanocit ka arritur rreth 20.

Të dhënat e grumbulluara tregojnë se numri më i madh i ndarjeve ka ndodhur mes çifteve të cilët njëri apo dytë jetojnë në botën perëndimore. “Ndarja tash është bërë gjë normale, nuk është një tragjedi sikur dikur, tash për disa mosmarrveshje të vogla të rinjtë ndahen dhe asgjë e keqe nuk ndodhë, as nuk bine në hasmëri, secili në rrugën e vetë” kështu shprehet i riu A.A. për prehseva.com i cili thotë se, është në kërkim të fatit, por që fati atë nuk po e gjenë akoma.

A.A gjithashtu shprehet se, “ata që jetojnë në Zvicërr e Gjermani dhe vende tjera nuk e kanë problem edhe kur po ndahen sepse kushtet e mira financiare nuk po i pengojnë që të gjitha shpenzimet e bëra ti hedhin në lloq, por çka të bëjmë ne që edhe përkund gjitha angazhimeve tjera, po përballemi edhe me një dëm financiarë. Tash është rrallë të gjesh një vajz me letra e cila për pak gjë nuk hidhrohet.

Ato po mendojnë që nëse na mundësojnë të shkojmë në Perëndim duhet gjithmonë ti gjunjëzohemi” thotë A.A. Nga ana tjetër të moshuarit mendojnë se, shkaktarët e ndarjes janë edhe mosha në të cilën bashkohen të rinjëtë, “tash vetëm të jetë me lejeqëndrim në vendet perëndimore, dajli apo vajza, menjëherë po ia qojnë “msytin” (shkuesit) edhe sikur dallimi në moshë të jetë 10 vite, apo edhe vajza ti ketë më pak se 18 vjet, prap ia qojnë “msytin” për djal”.

Shkaktari tjetër sipas të moshuarve është edhe periudha e gjatë që të rinjtë po kalojnë si të fejuar (apo të njoftuar familjarisht) dhe kështu po vie deri te monotonia e një bashkëjetese e cila për pak gjë po shpërthen në grindje dhe pastaj pasojat po kurorëzohen në ndarje, pa llogaritur shpenzimet marramendëse financiare të cilat i kanë bërë gjatë gjith kësja kohe, apo edhe për ceremonin e një dasme sipas kohës moderne.

Ata mendojnë se krijimi i familjes, gjegjësisht fëmijët janë shtylla kryesore e mbajtjes gjallë të një lidhje martesore. Krejt në fund pa harruar të përmendim edhe marrjen e nuses sipas traditës së vjetër. 

Karroca me kuaj e Afrim Sulejmanit nga Tërrnoci tashmë është e njohur në Luginë dhe më gjerë, e dekoruar sipas traditës karroca e Afrimit ka shëtitut me qindra çifte, sidomos e njohur është për ahengjet e synetive, por që edhe kjo karrocë nuk ka mundur ti shpëtojë anulimit të rezervimeve./presheva.com/

PËRGJIGJU