Në Viti u mbajt Festivali i këngëve për fëmijë “Cover Fest”

0

 

Në vazhdën e aktiviteteve që po mbahen me rastin e “Ditëve të Diasporës”, mbrëmë në Viti është mbajtur Festivali i këngës për fëmijë “Cover Fest”, që u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe u përkrah edhe nga Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, Qendra kulturore “Anamorava”, si dhe Kori i Qytetit.

Drejtori i festivalit Mustaf Lamallari, njoftoi se për të marr pjesë në këtë festival, ishin përzgjedhur 12 talent të rinj të këndimit. Përzgjedhja e më të dalluarëve u bë nga juria e përbërë nga prof.mr.Besjana Memedi, prof.Drilon Pira dhe prof Erxhan Terpeza. Sipas vendimit të jurisë: Interpretuesja më e mirë Rozana Ademi –vendi i parë, Anduena Ramadani vendi -ll-dhe çmimin vokali më i mirë, vendi tretë -III-u nda mes: Elonita Derguti dhe Rinesa Leta, Engjell Llugiqi çmimi i mediave nga ,,Plus Tv”, Dorentina Sinani-Çmimi Publikut.

Festivali i këngës për fëmijë ,,Cover fest”, u mirëprit jashtëzakonisht nga të pranishmit. Ky festival mëton të jetë tradicional nga ku do të dalin talent të rinj.

Sponzor Medial i Festivalit ishte “Plus Televizion”./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU