Nderohen me drekë gurbetqarët gjilanas

0

 

Kryetari i KBI-së, Naim ef. Aliu ka shtruar drekë për gurbetqarët e komunës së Gjilanit me rastin e ardhjes së tyre për pushime në vendlindje, kurse të permendurit kanë drekuar në restaurantin e Medresesë “Alaudin” të Gjilanit.

Në një fjalë rasti, Aliu ka falenderuar bashkëatdhetarët për kontributin që kanë dhënë e po japin si për familjet e tyre në mërgatë poashtu edhe në vendlindje.

Ai gjithashtu ka falenderuar mërgimtarët edhe për angazhimin e tyre në formimin e shtetit të Kosovës si dhe në mirëmbajtjen dhe funksionimin e Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në drekë ishte edhe drejtori i Drejtorisë për Diasporë në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica.

Ai ka falenderuar diasporën shqiptare për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e insitucioneve arsimore të Bashkësisë Islame, Medresesë dhe Fakultetin e Studimeve Islame nëpërmjet dhënies së Sadekatul Fitrit dhe Zekatit .

Ndërkaq, në emër të gurbetqarëve, Këshillin e Bashkësisë Islame e ka falenderuar Xheladin Leka, imam në njëren nga xhamitë shqiptare në Zvicër./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU