Xhaka: Unë kapiten i Arsenalit? Do të gëzohesha

0

 

Mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka treguar që të gjithë lojtarët janë duke pritur vendimin e trajnerit të tyre, Unai Emery për të zgjedhur kapitenin e skuadrës.

Me Laurent Koscienly i cili po refuzon të luajë për klubin, “topçinjtë” duhet të zgjedhin një kapiten para ndeshjes me Newcastle United që do të luhet javën tjetër.

“Askush nuk ka folur se kush do të behët kapiten. Trajneri ende nuk ka vendosur. Nëse unë e marrë shiritin do të gëzohem sepse do të thotë shumë, mirëpo në fund të gjithë duhet të luajmë rolin e kapitenit në fushë dhe jashtë fushe sepse na nevojiten të gjithë”, deklaroi Xhaka.

PËRGJIGJU