Rita Ora bashkëpunon sërish me markën “Escada”

0

 

Këngëtarja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Rita Ora, po vazhdon të jetë njëra nga femrat më të suksesshme.

Biondja është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, teksa ndan me fansat imazhe dhe video të llojllojshme nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, ajo ka njoftuar fansat se ka bashkëpunuar sërish me ‘Escada’, për një tjetër fushatë.

“Jam shumë e ngazëllyer të ju prezantoj kampanjën tjetër me Escada. Ishte kënaqësi të punoja me secilin prej juve”, ka shkruar mes të tjerash Rita, duke i etiketuar bashkëpuntorët e saj.

Krahas kësaj, këngëtarja Ora është duke punuar në projekte të reja, të cilat pritet t’i sjellë në ditët në vijim.

Ndërkaq, “New Look” titullohet kënga e fundit që e ka lansuar, klipi i së cilës është mjaft unik i realizuar në Dubai.

PËRGJIGJU