Cigare në orarin e punës, gjobë për shoferet e transportit publik

0

 

Në Greqi drejtuesit e taksive, autobusëve dhe formave të tjera të transportit publik, të cilët pinë duhan ndërsa janë në punë, do të gjobiten me 1.500 euro, ndërsa do t`i  revokohet licenca për një muaj.

Këto masa vijnë  sipas rregullave të reja të trafikut dhe një qarkore të lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë të hënën.

Në të njëjtën kohë, nëse në automjet ka një fëmijë nën moshën 12 vjeç, masa e gjobës do të rritet në 3,000 euro.

Për më tepër, drejtuesit e automjeteve private që pinë duhan ndërsa një i ri nën moshën 12 vjeç është gjithashtu në automjet do të gjobiten me 1.500 euro dhe do t’iu hiqet licenca.

PËRGJIGJU