Në fund të gushtit vetëm një pikë e kontrollit “one stop shop” në kufirin në Tabanoc

0

 

Në vend të dy herë siç ka qenë deri më tash, qytetarët nga shtatori do të ndalen vetëm një herë në kufirin midis Serbisë dhe Maqedonisë Veriore, ka bërë të ditur Administrata Doganore e Serbisë. Një vit pas paralajmërimit të parë, dy shtetet do të vendosin një kontroll të përbashkët kufitare “one stop shop” në vendkalimin kufitarë Tabanoc- në Preshevë.

Kontrolla e përbashkët kufitare, definitivisht do të vihet në funksion këtë verë, megjithëse data e saktë e fillimit nuk dihet ende, ndërkohë që po flitet për fundin e gushtit.

Administrata Doganore e Republikës së Serbisë pret që kontrolli i përbashkët të shpejtojë ndjeshëm trafikun dhe të zvogëlojë pritjet në kufi sikurse edhe kostot. Sipas njoftimeve, në vendkalimin kufitarë në Preshevë në anën e Sërbisë është paraparë të vendosen 6 shtëpiza, ku do të kontrollohen makinat dhe autobusët, ndërsa dy kabinat për kontrollin e mauneve do të zgjerohen.

Vlen të theksohet se, vendosja e kontrollit të përbashkët dhe një ndalesë në vendkalimet kufitare, e kanë paralajmëruar Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dhe kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, një vit më parë pikërisht në kufi.

Marrëveshja midis Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe Maqedonisë Veriore është nënshkrua në Beograd në mes të korrikut të këtij viti./presheva.com/

PËRGJIGJU