RRUGËTIMET PA FUND

0

Shkelzen Halimi

Mos ke frikë, më tha ai
Në mes të tokës dhe qiellit
Ekziston vetëm dhembja
Pa të s’do të kishte kuptim gjithësia

Njësoj është
Po deshe ngjitu në qiell
Dhe vallëzo me yjet
Po deshe qëndro në tokë
Dhe vdis ngadalë

Nëse takohemi diku
Në rrugëtimet pa fund
S’do të humbim asgjë
Se në mes të tokës dhe qiellit
Dashuria do të na kapë për dore
Si nëna fëmijën

(Poezi nga libri VDEKJA ËSHTË KËTUPARI, Armagedon, Prishtinë, 2019)

PËRGJIGJU