Sukseset e nxënësve në Viti, nuk kanë të ndalur

0

 

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Vitisë, Fatbardha Emini, ka pritur nxënësen Rozana Ademi,- fituesen e vendit të parë për interpretim në Festivalin “Cover Fest”, i cili është mbajtur në Viti, me rastin e “Ditëve të Diasporës”.

Ndërkaq, mirënjohje mori Dorentina Sinani, e cila ka fituar çminin e Publikut, në këtë edicion të këtij festivali.

Për sukseset e vazhdueshme të nxënësve të Komunës së Vitisë, nga drejtoresha Emini janë falenderuar mësimdhënësit të cilët me angazhimet e tyre kanë arritur për të përgatitur talentë të rinjë.

Ndërsa një falënderim i veçantë ka shkuar për organizatoret e Festivalit, posaçërisht profesorin, Mustafë Lamallari, Drejtorinë e Kulturës, “Korin e qytetit” dhe bashkë organizatorin e këtij festivali, Arjanit Hetemin nga Qendra Kulturore “ Anamorava”./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU