Në Angli, 1 në 10 të burgosur të huaj është shqiptar

0

 

10 për qind e të burgosurve të huaj në Britaninë e Madhe janë shqiptarë. Numri i tyre në 10 vitet e fundit është rritur pesëfish, duke lënë pas të burgosurit e tjerë me kombësi polake apo rumune. FBI-ja angleze thotë se bandat shqiptare janë të famshme në Britani, dhe veprojnë kryesisht në trafikimin e drogave, si kokaina.

Shqiptarët janë tanimë kontingjenti më i madh i të dënuarve në burgjet angleze, pas vetë britanikëve, transmeton oranews.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Drejtësisë në Mbretërinë e Bashkuar, shqiptarët përbëjnë 1 në 10 të burgosur me kombësi të huaj në institucionet penale.

Numri i tyre në muajin qershor arriti në 876, duke përbërë 10 për qind të totalit të të huajve.

Ky numër është rritur me gati dyfishin në vetëm katër vite dhe pesëfish gjatë dhjetë viteve të fundit.

Krimi kryesor për të cilin ata dënohen mbetet trafikimi i drogave, ku ushtrojnë kontroll të konsiderueshëm.

Vetëm në dy muajt e fundit autoritetet kanë arrestuar disa grupe të organizuara shqiptarësh që shpërndanin kokainë me vlerë miliona paund përmes shërbimeve “call center”, dhe më pas lavdëroheshin në rrjetet sociale me të ardhurat e buruara nga krimi.

Agjencia Kombëtare e Krimeve, që ka të njëjtin rol si FBI-në amerikane, thotë se bandat shqiptare janë të famshme në skenën e krimit të organizuar në vend.

Londra mbetet bërthama e këtyre operacioneve, por kontaktet janë shtrirë tashmë në të gjithë vendin.

Pas vetë britanikëve dhe shqiptarëve, burgjet angleze dominohen nga shtetas me kombësi polake, rumune, irlandeze dhe xhamajkiane, dhe të gjithë së bashku formojnë një kontingjent prej 83 mijë të burgosurish.

 

PËRGJIGJU