Nevzad Isufi, kryetar i Vetëvendosjes në Gjilan uron me rastin e Kurban Bajramit

0

 

Qytetarë të nderuar të besimit islam!

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, urojmë të gjithë besimtarëve ditën e madhërishme të Kurban Bajramit, ditë në të cilën më shumë se kurrë vezullon simboli i humanitetit, mirëkuptimit, përbashkësisë, ditë që frymëzon edhe më shumë bamirësit e shumtë, kur edhe më të vetmuarit nuk ndjehen të vetmuar dhe të varfëritë harrojnë për një çast varfërinë, të hidhëruarit, hidhërimin e shndërrojnë në gëzim, e gëzimi, buzëqeshja, përkëdhelja, urimi i përzemërt, bëhen freskues në këto ditë të nxehta vere.

Urime e me shumë fat festa e Kurban Bajramit!

PËRGJIGJU