Drenas: Një mërgimtar humb jetën në aksident

0

 

Vazhdojnë aksidentet fatale në Kosovë

Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Drenas përkatësisht në fshatin Terstenik.

Viktima me inicialet A.D ka qenë mërgimtar nga Sllovenia i cili gjendej në pushimet verore në vendlindje. Ende nuk dihen shkaqet e këtij aksidenti.

Ndryshe, sipas statistikave të Policisë së Kosovës, nga muaji janar deri më 15 korrik të vitit 2018, në vendin tonë kanë ndodhur 44 aksidente fatale ku humbën jetën 59 persona raportojnë mediat kosovare, përcjell Albinfo.ch.

PËRGJIGJU