Diskutimi publik rreth Propozim Rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së bizneseve

0

 

Komuna e Vitisë, përkatësisht Drejtoria e Inspektoratit Komunal, ka mbajtur, sot, diskutimin publik me përfaqësues të bizneseve në Viti, dhe atë për Propozim Rregulloren për fillimin dhe mbarimin e orarit të punës së subjekteve të biznesit.

Skënder Ahmeti, drejtor i Inspektoratit Komunal në Viti, pas prezantimit të kësaj rregullore potencoi se Drejtoria të cilën udhëheqë është e përkushtuar të marrë mendimin e të gjithëve në veçanti të subjekteve afariste në këtë komunë me qëllim që të bëhet një rregullore sa më e mirë për të gjithë.

Ai bëri me dije se me këtë rregullore do të caktohet fillimi dhe mbarimi i orarit të punës së subjekteve afariste të cilët veprojnë në Viti, ku ndër tjerash është kërkuar që dita e diell të jetë ditë pushimi.

Megjithatë përfaqësuesit e bizneseve të ndryshme në Viti, u pajtuan që dita e diell të jetë ditë pushimi në sektor të ndryshëm, por pati edhe kundërshtime duke u bazuar në të drejtën elementare për punë.

Përndryshe drejtori Ahmeti kërkoj nga të gjithë që të japin sugjerimet dhe vërejtjet e tyre para se ky dokument të shkoj për aprovim në Kuvendin Komunal të Vitisë.

Dokumenti në fjalë mund të gjendet në web faqen e Komunës së Vitisë, konkretisht në vegëzën:
https://kk.rks-gov.net/…/PROPOZIM-RREGULLORE-P%C3%83%E2%80%…

Komentet mund të dërgohen deri me datën: 10.09.2019 në postën elektronike: Skender.Ahmeti1@rks-gov.net/GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU