Kryetari Haliti vizitoi disa projekte infrastrukturore në fshatin Binçë

0

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorët e tij, ka vizituar, sot, fshatin Binçë. Nga afër ka parë disa projekte që janë realizuar dhe që po realizohen në këtë fshat nëpër të cilën kalon lumi “Morava e Binçës” ku gjendet edhe shëtitorja e cila dita ditës po shfrytëzohet nga shumë qytetarë për ecje.

Me këtë rast Kryetari Haliti ka pare nga afër punimet që kanë përfunduar në asfaltimin e rrugës “Nënë Tereza” që lidhë mes veti qytetin e Vitisë me Binçën.

Ky projekt është realizuar në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me Ministrinë e Infrastrukturës të Republikës së Kosovës dhe është segment i parë rrugës Viti – Kërbliqë – Kaçanik.

Kryetari Haliti ka parë nga afër edhe punimet e ndërtimit të një ure në këtë fshat që lidh mes veti fshatrat Binçë, Kabash dhe Shushtë.

Kreu i kësaj komune është takuar aty edhe me banorët e këtij lokaliteti të cilët janë shprehur falënderues për realizimin e projekteve të shumta në këtë fshat./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU