DShPE: Do të inicohen hetime ndaj rasteve të veprës penale “zjarrëvënie”

0

 

Disa qytetarë të komunës së Vitisë, ditë më parë, qëllimshën kanë ndezur zjarre në sipërfaqet e tokave bujqësore që janë pronë e tyre duke rrezikuar kështu edhe jetën e qytetarëve dhe pasurinë e tyre.

Drejtoria e Shërbime Publike dhe Emergjencë (DShPE)e kësaj komuneje duke iu referuar rasteve të fundit të zjarrvënieve në fshatrat: Zhiti, Gjylekar, Letnicë, Kllokot si dhe Viti, ka bërë thirrje publike që në asnjë mënyrë mos të ndezen zjarre në vende të hapura të pronave private, me mendimin se po bëjnë pastrim të mbetjeve nga të shirat e tyre.

Disa nga rastet e fundit të zjarrvënjeve kanë dal madje edhe nga kontrollit duke shkatërruar sipërfaqe të tëra të fushave, maleve dhe plantacioneve të mbjella me pemë, objekte afariste dhe hapësira tjera, por edhe kërcënuar direkt pasurinë dhe jetën e njerëzve.

Apelohet që të shtohen masat e kujdesit edhe ndaj lëndëve djegëse siç janë gasi në bombola dhe lëndë tjera djegëse të depozitohen nëpër vende të sigurta dhe që nuk ju ekspozohen rrezeve të diellit, dhe temperaturave të larta.

“Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë do të inicojë hetim ndaj të gjitha rasteve të zjarrvënieve dhe ndaj kryerësve të veprës penale “zjarrëvënie”. Do të jemi të palëkundur në parandalimin e zjarrvënjeve si dukuri jashtzakonishtë e shëmtuar dhe me rrezik të lartë për ndotjen e ambientet dhe jetrat e njerëzve”, thuhet në këtë Drejtori.

Tutje thuhet se do të identifikohen pronat e secilit pronar ku do të këtë zjarrvënje dhe secili rast përmes Inspektoratit dhe Policisë do të paraqitet në Gjykatën përkatëse bazuar në Kodin Penal, neni 334 për zjarrvënjet.

Gjithashtu apelohen qytetarët të cilët shohin ndonjë zjarrvënje, që t’a lajmërojn Policinë e Kosovës dhe Zjarrfikësit, me qëllim që të ruhet kështu natyra dhe të mbrohet jeta e secilit qytetar./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU