Erleta Halimi fituese e bursës së plotë për studimet master në Universitetin Sheffield

0

 

Erletë Halimi, studente e Fakulteti Ekonomik, drejtimi Banka Financa dhe Kontabilitet, e diplomuar në këtë vit me notë mesatare 9.63, në Universitetin Publik ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, ka fituar bursën për studime master në City College, International Faculty of Sheffield në Selanik të Greqisë.

Bursa që ka fituar ajo është full scholarship, në drejtimin  Finance and Risk Management.

Duke u ndier e lumtur për suksesin e arritur, Erleta ka thënë se njohuritë e para në përgjithësi për Ekonominë i ka marr në Universitetin Publik “Kadri Zeka.

“Universiteti Publik ‘’Kadri Zeka’’ është vendi ku kam fituar njohuritë dhe përvojat e para për ekonominë, andaj i falënderohem përkushtimit të disa profesorëve, të cilët bëjnë një punë të mrekullueshme dhe u ofrojnë gatishmëri studentëve për t’u avancuar edhe më tutje në profesion”, është shprehur Erleta.

Ndryshe, studentja Erleta Halimi, gjatë studimeve bachelor në Universitetin ‘’Kadri Zeka’’ në Gjilan, ka qenë bursiste për performancë të lartë dhe po ashtu ka qenë përfituese e programit Erasmus Mundus  exhchange për një vit akademik në Universitetin Ekonomik të Katovicës, ku ka përfunduar mobilitetin me arritje të lartë, me notë mesatare  9.8./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU