Komuna në bashkëpunim me “Jetimët e Ballkanit” shpërndajnë 2 mijë kg mish për 210 familje

0

Komuna e Gjilanit, me mbështetje të shoqatës bamirëse “Jetimët e Ballkanit”, ka shpërndarë 2 mijë kilogram mish për 210 familje.

Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Selami Xhemaili, e ka falënderuar shoqatën e sipërpërmendur për donacionin e madh, duke ndikuar direkt në zbutjen e gjendjes së rëndë sociale për familjet skamnore.

Në kuadër të këtij donacioni kanë përfituar edhe 75 familje të përzgjedhura nga shoqatat e dala nga lufta.

Xhemaili ka njoftuar se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë t’i mbështesin njerëzit në nevojë, sikurse edhe familjet me gjendje të rëndë të banimit social./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU