Drejtori bibliotekës ‘’Mehmet Jusufi ‘’, Reshat Neziri kërkoi nga ministri Gashi mbështetje të vazhdueshme për bibliotekat në Luginë

0

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë takimi me përfaqësuesit e institucioneve të kulturës nga Lugina e Preshevës, në një ceremoni solemne ka bërë shpërndarjen 135 titujve të librave të blera nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit .

Me këtë rast, ministri Gashi tha se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka potencuar se do të vazhdojë t’i mbështes të gjitha institucionet dhe bibliotekat me furnizim me libra, e me theks të veçantë institucionet shqiptare të kulturës në komunat e Luginës së Preshevës.

Ndërkaq drejtori i bibliotekës së qytetit Reshat Neziri i shoqëruar nga sekretari Bekim Qerimi dhe organizatori Hasan Hasani, gjatë takimit janë shprehur një zëri se ministria e kulturës , Rinisë dhe Sportit, bibliotekën e qytetit në Preshevë si njëra ndër bibliotekat më të pasura në Luginë, duhet ta ketë prioritet dhe ta ndihmojë edhe me mjete materiale dhe pajisje teknike.
Ministri Gashi është zotuar se këto kërkesa do ti ketë prioritet dhe se do të bëhet praktike që për Luginë të ketë fonde të veçanta.

“Ne si MKRS-së ndër prioritetet tona kemi përkrahjen e librit nëpër të gjitha qendrat regjionale të Kosovës, por vëmendja jonë është edhe për shqiptarët të cilët jetojnë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc ashtu që libri dhe aktivitetet që nxisin dashurinë për librin, për leximin, të jenë më afër qytetarëve”, theksoi ministri Gashi.

Ky ishte takimi i parë që përfaqësuesit e institucioneve të Kulturës nga Kosova Lindore, Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës takojnë ministrin e Kulturës së Republikës së Kosovës, ku me këtë rast kanë falënderuar Ministrin Gashi dhe Institucionet e Republikës së Kosovës për mbështetjen qytetarëve shqiptarë të cilët jetojnë në Kosovën Lindore./presheva.com/

PËRGJIGJU