Ndalimi i duhanit zbret numrin e infarkteve për 26 për qind

0

 

teknologjiNë Bremen, Gjermani, nga ndalimi i duhanit në vitin 2008 e deri në vitin 2010 ka pasur rënie të infarkteve për 26%, te joduhanxhinjtë dhe te duhanxhinjtë pasivë

Kanë kaluar tre vjet nga ndalimi i duhanit nëpër ambiente të mbyllura publike në Zvicër dhe duket se rezultatet e para të kësaj ndalese janë më se trimëruese. Sipas stafit mjekësor të mjekut Marcello Di Valentino nga Ospedale Giovanni të Bellinzonës, kantoni i Tesinës, numri i sulmeve në zemër (infarkteve) gjatë kësaj kohe ka rënë për 20 për qind.

Këtë njoftim inkurajues e ka dhënë Di Vallentino në kongresin e Shoqërisë Evropiane të Kardiologjisë (ESC) që është mbajtur javën e kaluar në Amsterdam. Mjekët e lidhin rënien e numrit të infarkteve pikërisht me kohën kur është ndaluar pirja e duhanit në ambientet e mbyllura publike. Rënduesi të veçantë sipas tyre ka fakti se ky ndalim është një masë efektive mbrojtëse ndaj joduhanxhinjve dhe duhanxhinjve pasivë, transmeton albinfo.

Mjekët kanë regjistruar numrin e pranimeve vjetore në spitale të pacientëve me formën shumë të rrezikshme të infarktit të zemrës (STEMI) tri vite para dhe tri vite pas hyrjes në fuqi të ndalesës së tymosjes së duhanit në Zvicër. Këto shifra ata i kanë krahasuar me numrin përkatës të infarkteve të ndodhura në kantonin Basel-Stadt.

Rezultati ka qenë befasues: gjatë tri viteve pas ndalimit të duhanit në Tesinë është shënuar një rënie për një të pestën e numrit të pacientëve të goditur nga kjo sëmundje që janë sjellë në spital. Ndërkohë në Bazel ky efekt nuk është dëshmuar.

Udhëheqësja e studimit, Alessandra Porretta ka shkruar në komunikatë se “ndalimi i duhanit e ka ulur paraqitjen e STEMI-t në mënyrë të ndjeshme dhe afatgjatë”. Ndërsa përfitimin më të madh në këtë drejtime kanë pasur gratë mbi moshën 65 vjeçare. Për këtë arsye, shkruan ESC, ligjet që reduktojnë konsumimin e duhanit dhe të duhanpirjes pasive janë jashtëzakonisht të këshillueshme.

Këto rezultatet përputhen me rezultatet e konstatuara në vendet tjera. Kështu në Bremen, Gjermani, që nga ndalimi i duhanit në vitin 2008 e deri në vitin 2010 ka pasur rënie të infarkteve për 26%, te joduhanxhinjtë dhe te duhanxhinjtë pasivë. Ndërsa te duhanxhinjtë aktivë kjo rënie ka qenë 16%.

PËRGJIGJU