Pushteti lokal në Preshevë ka përfituar projektin që quhet Inovacion në vepra i cili dedikohet për gjininë femrore

0

 

Pushteti lokal në Preshevë ka përfituar projektin që quhet Inovacion në vepra i cili dedikohet vetëm për gjininë femrore.

Ky projekt realizohet përmes ministrisë për inovacion, ka thënë kështu gjatë një deklarate për portalin preshevacom kryetari i komunës, Shqiprim Arifi.

Përmes këtijë projekti do të ndahen subvencione për femrat e komunës sonë ku janë ndarë mjete në vlerën e përgjithshme prej 240 mijë dinarësh.

Mjetet do të dedikohen për biznesin e ri inovativ ose biznesin ekzistues por që dëshiron të inkurajojë shërbimin që është inovativ thotë Arifi./presheva.com/

PËRGJIGJU