‘’Vdekje e dyshimtë’’ në Gjilan

0

 

Prokuroria Themelore në Gjilan, njofton se sot, më 21 gusht 2019, rreth orës 07:17 minuta, një person i moshës 42 vjeçare ka humbur jetën, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Dyshohet se i ndjeri B.E. (1977), nga fshati Ramjan komuna Viti, derisa ishte duke punuar së bashku me dy punëtorë tjerë tek një objekt banesor, i cili ishte në ndërtim e sipër, në rrugën ‘’Marie Shllaku’’, përkatësisht në dalje të Gjilanit, rruga e Kamenicës, derisa kishte qenë duke e tërhequr një gyp, i njëjti kishte pasur kontakt me telin e rrymës së tensionit të lartë, me ç’rast edhe ka humbur jetën.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë prokurori kujdestar, policia, KEDS-i, inspektorët e punës dhe mjeku kujdestar, i cili edhe ka konstatuar vdekjen e tij.

Prokurori i shtetit, ka dhënë urdhër që trupi i pa jetë i viktimës të dërgohet për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si ‘’Vdekje e dyshimtë’’./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU