Drejtori Aliu ka vizituar punimet e projekteve shëndetësore në fshatrat Sllatinë të Epërme dhe Sadovinë të Jerlive

0

 

Basri Aliu, drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka vizituar fshatin Sllatinë të Epërme dhe Sadovinë të Jerlive, atje ku po bëhen punime në infrastrukturën shëndetësore.

Ai nga afër ka parë punimet që po zhvillohen në rregullimin e ambulantes së fshatit Sllatinë të Epërme dhe të oborrit të këtij institucioni shëndetësor.

Drejtori Aliu në fshatin Sadovinë të Jerlive ka vizituar edhe punimet që po zhvillohen në rregullimin e oborrit në ambulanten e fshatit Sadovinë të Jerlive.

Aliu ndër tjerash potencoi se Komuna e Vitisë dhe kryetari Haliti mbetën të përkushtuar që të krijojnë kushte sa më të mira për qytetarët të cilët vizitojnë institucionet shëndetësore në territorin e komunës së Vitisë./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU