Shqiprim Arifi dënon sulmin vandal ndaj autobusit me udhëtarë nga Kosova

0

 

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi dënon sulmin vandal që u bë ndaj autobusit me udhëtarë nga Kosova që po lëvizte nëpër Serbi.

Në reagimin e tijë thuhet:

Sot në orët e hershme të mëngjesit afër qytetit Krushevc u sulmua autobusi me udhëtarë nga Kosova që po lëvizte nëpër Serbi drejt Gjermanisë.

Të shqetësuar rreth këtij lajmi dënojmë ashpër këtë sulm dhe të gjitha sulmet vandale të këtij lloji nga ana e sulmuesve serb.

Kërkojmë që rastet e tilla mos të përsëriten më dhe sulmuesit të dalin para drejtësisë.

Gjithashtu kërkojmë edhe nga faktori ndërkombetar të ndërhyj në këto çështje dhe të ketë siguri dhe lëvizje të lirë nëpër tërë territorin e Serbise pasi lëvizja e lirë është esenciale për të gjithë popujt dhe paraqet perspektivën e integrimit në Bashkimin Evropian, shkruan kështu në reagimin e tijë Shqiprim Arifi./presheva.com/

PËRGJIGJU