Shqiptari vret gruan e tij në Zvicër

0

 

Të hënën pasdite Ilir. B, 37 vjeçar nga Maqedonia ka vrarë gruan e tij në Zvicër.

Ai me thikë kishte vrarë gruan e tij Luiza në moshën 34 vjeçare, shkruan ‘Blick’.

Një mik i viktimës i shokuar nga kjo ngjarje, ka thënë se viktima dëshironte të ndahej nga bashkëshorti i saj, që e përshkuan të dhunshëm dhe që e kishte keqtrajtuar atë.

“Ai ishte i dhunshëm më gruan e tij. Ajo i dha disa shanse, por ajo nuk mundi të duronte më”, ka thënë një dëshmitar.

Ndërsa, një tjetër anëtar i familjes ka thënë se çifti kishte jetuar ndaras.

“Ajo për një kohë nuk e ka lejuar t’i shihte as fëmijët. Kohët e fundit, atë e lejoi që t’i vizitoj sërish, kështu që ai mori me qira një dhomë pranë shtëpisë së tyre”, ka thënë familjari..

PËRGJIGJU