Maqedonia e Veriut blen hapësirat për misionin e saj në selinë e NATO-s

0

 

Qeveria në mbledhjen e saj e ka detyruar Ministrinë e Financave me ribalanc të Buxhetit për këtë vit të sigurojë mjete për blerjen e hapësirave në të cilat do të vendoset misioni ynë në selinë e re të NATO-s në Bruksel.

“Në mbledhjen e rregullt të 151-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e shqyrtoi dhe miratoi Informatën dhe propozimin e ri për vendosje hapësinore të Misionit të Republikës së Maqedonisë së veriut në selinë e re të NATO-s në Bruksel me anë të blerjes. Në pajtim me vendimet e sjellura rreth kësaj pike, Qeveria e RMV-së e detyroi Ministrinë e Financave që me ribalancin e buxhetit për vitin 2019 të sigurojë mjete buxhetore në shumë prej 3.116.000 euro, prej të cilave 2.316.000 euro për pagesë të njëfishtë ndaj NATO-s në emër të blerjes së hapësirave për Misionin e RMV-së pranë NATO-s, ndërsa 800.000 euro për adaptime për pagesë në këste, me ç’rast me buxhetin e ri për vitin 2020 të sigurojë mjete buxhetore në shumë prej 500.000 eurove për përfundim të pagesës në emër të adaptimeve, si dhe 120.000 euro për shpenzime komunale për vitin 2020, përfshirë edhe 7.000 euro për shpenzime për mirëmbajtje të pajisjes së TI-së për vitin 2020”, kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp.

Qeveria e detyroi Ministrinë e Financave gjatë planifikimit të mjeteve buxhetore t’i ketë parasysh edhe obligimet e institucioneve nga vendi të cilat janë pjesëmarrëse në Misionin e RMV-së pranë NATO-s në Bruksel, të cilat do të përfitohen me zyre në Mision. Në këtë mbledhje, Ministria e Mbrojtjes informoi se është parashtruar nominim që vendi ynë të jetë nikoqire e konferencës së NATO-s për informata dhe komunikues në vitin 2020, si ngjarje më e madhe që e mban NATO-ja gjatë vitit. Kandidatura për nikoqire të konferencës është konfirmim i reputacionit të shkëlqyeshëm që RMV e ka si vend i ardhshëm anëtar i NATO-s me përgjegjësi dhe përparim. Nëse organizohet konferenca në Maqedoninë e Veriut në vitin 2020, atëherë krahas asaj që ngjarja do të sponsorizohet nga NATO-ja, ai do të jetë edhe kontribut i përbashkët në komunikimin strategjik të NATO-s dhe të vendit tonë.

PËRGJIGJU