Krasniqi: Do ta kërkojmë që KFF Presheva të përkrahet edhe FF të Kosovës

0

 

Drejtues të Klubit futbollistik të femrave Presheva kanë realizuar takim pune me përfaqësuesit e Federatës së futbollit kosovar të femrave të kryesuar nga Vjollca Krasniqi, udhëheqëse e Federatës së futbollit të ligës së femrave të Kosovës dhe anëtare ekzekutive e Federatës.

Në këtë takim u bisedua për kushtet në të cilat vepron KFF Presheva dhe sfidat me të ciulat ata përballen çdo ditë.

Drejtues të Klubit futbollistik të femrave Presheva për portalin preshevacom kanë potencuar se zonja Krasniqi i ka përgëzuar për punën e bërë dhe ka premtuar se do të realizojnë edhe takime të tjera për të bërë strategjinë se si do të ndihmohet klubi në fjalë.

Krasniqi ka premtuar se do ta ngreh zërin e saj që KFF Presheva të përkrahet edhe FF të Kosovës./presheva.com/

PËRGJIGJU