Çka nëse problem është bërë e vërteta e jo rrena…?

0
Shkruan: Skënder MULLIQI
U bënë 27 vite nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë. Sllovenia ka gjetur vetën si është më së miri duke bërë shtet ligjor dhe funksional, ndërsa republikat tjera kanë mbetur në gjysmë të rrugës ose edhe po kthehen mbrapa.

Paradoksale është së më shpërbërjen e ish –Jugosllavisë të gjithë popujt dolën si fitues, a të gjithë pas shumë vitesh të mëvetësisë, po ndihen si humbës, e të margjinalizuar. Para formimit të krijesës artificiale të quajtur Jugosllavi, Serbia ishte pak më shumë së Pashallëku i Beogradit, duke mos llogaritur zgjerimin e saj pastaj më territore te huaja, e më së shumti më ato shqiptare. Këtë zgjerim Serbia hegjemoniste e bëri më luftëra, mbi hirin e ish-Jugosllavisë. Kur bëhet fjalë për shqiptarët, pas shumë vitesh të okupimit formuam shtetin e dytë në Ballkan. E krijuam shtetin më miqtë tanë, e nuk po dimë ta ndërtojmë si duhet. Nuk po i dëgjojmë miqtë, dhe kemi filluar edhe t’i humbim. Po i humbin në fakt ata që nuk deshën dhe as nuk ditën çka është shteti. Yrishnikë pas pushtetit janë bërë shumica sot në Kosovë. Ne vend që t’ju intereson shteti po iu intereson më shumë pushteti, se politika është bërë biznesi më profitabil. Drojë shumë së kjo logjikë e instaluar, nuk do të flakët lehtë. Kjo është logjika më e mbrapsht që e instaluan strukturat e ndryshme mafioze  të pas luftës. Kaluan 20 vite duke na udhëhequr më shumë struktura të korruptuara, së sa struktura të pastra politike . Kalojë kohë e gjatë duke luftuar ky popull për mbijetesë. Nëse shumë gjenerata patën fatin e keq të sundohen nga regjimet e huaja, tash gjeneratat e reja po sundohen jo nga regjimet pushtuese, por nga sundimtarët e tipit despotik. Zhvillime të tilla jo të mira politike, dhe të rrjedhave ekonomike as skeptikët më të mëdhenj nuk i kanë pritur. Po mos të ishte ndihma e mërgatës tonë, edhe shumë më keq do ti kishim punët. Nuk pushuan manipulimet në kohë zgjedhjeve edhe pa kohës të zgjedhjeve. Ata të cilët i përcjellin më vëmendje rrjedhat politike, mirë e dinë për skenarët e njëjtë, të cilët po na përsëriten: e para duke përdorur metodën e frikësimit, e dyta, duke plasuar të pavërteta,dhe dukë u thirrur gjoja së bashkësia ndërkombëtare është ajo e cila po kërkon gjera dhe veprime të tilla. Këto trillime tashmë janë bërë bajate, por të cilat shumë na kanë dëmtuar. Kemi mbetur ‘ vrima e zezë” në Evropë. Kemi mbetur pa liberalizim vizash. Nga shumë telashe të cilat i kanë goditur Kosovën, nuk u liruam as nga tensionet politike karshi Serbisë, gjoja për normalizim të marrëdhënieve të ndërsjella, e në fakt këto tensione, të vazhdueshme po bëhen së bisedimet morën kahe të karakterit politik, që prekin edhe statusin e Kosovës. Kurrë deri më sot bisedimet e zhvilluara më Serbinë, nuk u kushtëzuan më njohje të shtetit të Kosovës, dhe nuk u bën transparente sa duhet për opinionin e gjerë publik. Dhe, kurrë këto marrëveshje të nënshkruara Serbia nuk I zbatoj në praktikë. Dhe, si pasojë e gjithë këtyre zhvillimeve negative politike, edhe na ndodhi që të humbim territore. Këto bisedime më Serbinë kanë krijuar edhe tensione të brendshme, së në pyetje ka ardhur shtetësia e Kosovës dhe territoret e saja.  Me Serbinë është dashur të flasim si dy fqinjë, e jo për tema politike. Aq me keq kur po zhvillojmë bisedime më pasardhësit e Millosheviqit, Sheshelit…Elitat në pushtet bënë që edhe pas 10 vitesh të EULEX-it, 20 viteve të pranisë së forcave ushtarake të NATO-së, e shumë organizmave tjerë ndërkombëtar, kemi mbetur të izoluar.

Ndoshta është koha ta ndryshojmë rrëfimin ?Ndoshta problemi nuk është më të pushtetet? Çka nëse është e vërtetë së secili popull e ka udhëheqjen çfarë edhe e meriton? Si të kuptohet ndryshe situata e krijuar jo e mirë në vend, kur nuk merret asnjë nismë, që ta kthejmë shpresën për një jetë normale, për një shtet të rregulluar dhe demokratik? Çka dhe si të mendohet ndryshe, kur pakica në pushtet, na janë bërë “ shumicë”, kurse shumica janë shndërruar bindshëm në “ pakicë”? Problem nuk kanë mbetur as mediat e kontrolluara nga pushteti, por problemi qëndron të idetë? Vetëm edhe një, së ka shumë çka të thuhet. Çka nëse problem është bërë e vërteta e jo rrena…?

PËRGJIGJU