Dënim i përjetshëm pasi kishte vjedhur 50 dollarë, lirohet pas 35 vitesh

0

 

Po mos të kishim pamjet dhe dokumentet gjyqësore, do të ishte vështirë ta besoje. Por 58-vjeçari Alvin Kennard u lirua të mërkurën e kaluar pas 35 vitesh, si pasojë e një vjedhje ku gjithsej kishte fituar 50 dollarë.

Ishte një i ri 22-vjeçar, në 1983, kur djaloshi nga Alabama u dënua me burgim të përjetshëm për një vjedhje ku i armatosur me një thikë në një furrë buke, arriti të merrte disa kartëmonedha. Nuk ishte hera e parë,  që arrestohej për gjëra të tilla.

I arrestuar nga policia, u dënua me masën e rreptë sepse sipas asaj që në ligjin amerikan quhej “Habitual Felony Offender Act”,  norma ligjore për të cilën dënimi i tretë radhazi ishte shumë i rëndë. Një normë e ndryshuar tashmë, por lehtësimi nuk merrte parasysh dënimet e mëparshme.

Kennard vuajti 38 vite dënimin, deri kur një gjykatës vendosi të rishqyrtojë çështjen dhe vendosi të lirojë personin tashmë 58-vjeçar.

“Më vjen keq për atë që kam bërë”, iu drejtua Kennard gjyqtarit pas vendimit që e liroi, “marr përsipër gjithçka që kam bërë, dua mundësinë që të korrigjojë të kaluarën time”.

PËRGJIGJU