Çmimet e Importit në Kosovë u ngritën për 1.3% në 3 mujorin e dytë të 2019

0

 

Indeksi i tërësishëm i Çmimeve të Importit në Kosovë u ngrit për 1.3% në TM2 2019, krahasuar me TM1 2019. Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: lëkura dhe artikujt prej saj për 8.9%; prodhimet bimore për 8.4%; prodhimet minerale për 4.5%; shtazët e gjalla dhe prodhimet e shtazëve për 2.6%; artikujt e ndryshëm të prodhuar për 2.2%; mjetet e transportit për 1.3%; plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre për 1.2%; artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e keramikës dhe të qelqit për

Ndërkaq, krahasuar TM2 2019 me TM2 2018, çmimet e importit u ngritën në një mesatare prej 3.9%. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: lëkura dhe artikujt prej saj  për 26.8%; prodhimet minerale për 19.1%; shtazët e gjalla dhe prodhimet prej shtazëve për 12.5%; prodhimet bimore për 10.9%; artikujt e ndryshëm të prodhuar për 8.5%; këpucët për 5.6%; plastika, kauçuku dhe artikujt prej tyre për 4.0%; prodhimet e industrive kimike për 2.5%; artikujt e gurit, llaçit, prodhimet e keramikës dhe të qelqit për 2.3%; metalet bazë dhe artikujt prej tyre për 1.2%; mjetet e transportit për 1.1%; artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani për 0.5%; letra dhe artikujt prej e saj për 0.5%; dhe druri dhe artikujt prej tij për 0.2%.

Ngritja u neutralizua, kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: instrumentet optike, fotografike, matëse, madicinale dhe muzikore dhe mekanizmat e orës për (-14.3%); tekstili dhe artikujt prej tij për (-11.8%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike për (-2.5 %) dhe vajrat ushqyese për (-1.9%).

Për më shumë informata lidhur me Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP), vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/cmimet

PËRGJIGJU