Zhdukja më e madhe katastrofike ndodhi 2 miliardë vjet më parë

0

 

Zhdukja më e madhe katastrofike në Tokë nuk u ndodhi dinozaurëve.

Një studim i ri zbuloi se kjo ndodhi rreth 2 miliardë vjet më parë.

Fenomeni solli zhdukje masive të 99% të jetës në Tokë, thanë shkencëtarët.

Hulumtuesit morën në studim një mineral më shumë se 2 miliard vjeçar në Ishujt Belcher të Kanadasë.

Ata përdorën të dhënat gjeokimike në shkëmbinjtë në Kanada për të studiuar rënien e oksigjenit në atmosferë.

Studimi u përqendrua në fenomenin e quajtur “Ngjarja e madhe e oksidimit”.

Çfarë ndodhi?

Miliarda vite më parë vetëm mikroorganizmat mbijetuan në Tokë.

Kur ata u fotosintezuan, ndryshuan përbërjen kimike të atmosferës, duke krijuar një grumbull oksigjeni. Mikroorganizmat shteruan lëndët ushqyese të nevojshme për të krijuar oksigjen, duke çuar ç’ekulibrimin e atmosferës në Tokë.

Kjo çoi në një rënie të madhe në biosferë, sasinë e jetës në Tokë.

Studiuesit dolën në përfundimin se rreth 80% deri në 99.5% të mikroorganizmave ishin zhdukur deri në fund të “Ngjarjes së madhe të oksidimit”.

PËRGJIGJU