LDK e Gjilanit vazhdon takimet mobilizuese në mbështetje të Vjosa Osmanit dhe kandidatëve të nominuar për deputet

0

 

Nën udhëheqjen e kryetarit të Shtabit Zgjedhor të Degës së LDK’së në Gjilan, Arben Mehmeti, është mbajtur sot takimi me kryetarët e 42 nënshtabeve të partisë.

Në këtë takim u diskutua për frymën e madhe të mobilizimit në përkrahje të fuqishme kandidates për kryeministe, Vjosa Osmani dhe kandidatëve për deputet të nominuar nga LDK e Gjilanit dhe të konfirmuar nga Këshilli i Përgjithshëm, Lirije Kajtazi, Imet Rrahmani, Valentina Bunjaku Rexhepi, Fatmir Rexhepi e Faton Bislimi.

Kryetari i Shtabit të Degës, Arben Mehmeti, i ka falënderuar kryetarët e nënshtabeve në qytet dhe fshatra për punën dhe angazhimin e madh, për ta rikonfirmuar Gjilanin si bastion të partisë së Ibrahim Rugovës./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU