Nuhiu tregon emocionet e të luajturit për Kosovën

0

 

Atdhe Nuhiu në një intervistë për faqen zyrtare të Sheffield W, ka treguar emocionet e të luajturit për Kosovën.

Kosova është shndërruar në një storje suksesi në gjithë botën, për mënyrën e krijimit të ekipit kombëtar, dhe sukseset e arritura që në start.

Sulmuesi Atdhe Nuhiu, që iu bashkua ‘Dardanëve’ që në vitin 2016, ka thënë se të luash për Kosovën është më shumë sesa të luash për një kombëtare të zakonshme.

Ai nuk harron të përmend vuajtjet e popullit të Kosovës.

“Të luash për Kosovën nuk është thjesht të luash për një ekip kombëtar, është më shumë”, ka deklaruar Nuhiu, përcjell lajmi.net.

“Janë gjërat që njerëzit i kanë vuajtur atje, askush nuk e ka imagjinuar se mund ta shohim Kosovën duke luajtur në kualifikime”.

PËRGJIGJU