Kryetari Haliti priti në takim Klubin e Futbollit për femra “Presing” nga Vitia

0

 

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor, sot, ka pritur në takim Klubin Futbollit për femra “Presing” nga Vitia, i cili, dje, filloj garat kampionale në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Gjatë këtij takimi kryetari Haliti përveç që i ka uruar për fitoren e parë në gara ka thënë se Komuna e Vitisë do të bënë përpjekje për mbështetjen e klubeve sportive e në veçanti edhe këtë klub të ri.

Ndërkaq, trajnerët e këtij klubi Makfire Zuka dhe Granit Halili bënë me dije se KF “Presing” ka filluar garat me një ekip solid dhe lojtare të mira, por kërkuan mbështetjen nga Komuna e Vitisë pasi siç theksuan janë në fazën fillestare./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU