Hapet zyra nënshtabi i LDK’së në “Arbëria”, mobilizim i madh për zgjedhjet e 6 tetorit

0

 

Është hapur zyra nënshtabit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në lagjen Arbëria të Gjilanit, ku pjesëmarrës, pos kryetarit të Shtabit, Arben Mehmeti, të pranishëm ishin edhe kandidatët pët deputet nga Gjilani.

Duke i uruar për hapjen e zyrës, kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës, Arben Mehmeti, është shprehur para të pranishmëve se nëndega e lagjes “Arbëria” është model i organizimit, i punës dhe i suksesit në disa palë zgjedhje.

Kryetari i nënshtabit të LDK’së në “Arbëria”, Imet Rrahmani, njëherësh kandidat për deputet, ka konfirmuar se po punohet natë e ditë për mobilizim në përkrahje të kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani dhe ekipit të madh të LDK’së.

Përndryshe, këtë takim e kanë përshëndetur edhe kandidatët e LDK’së për deputet, Lirije Kajtazi, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe Faton Bislimi./GJILANI.INFO/

PËRGJIGJU